
Për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore në Velegllavë të Epërme, Kamenicë, në kuadër të programit të granteve të vogla të Programit FLOWS, është mbështetur iniciativa “Perspektiva”, e cila synon menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore të ujit në përputhje me nevojat sezonale. Projekti zbatohet në fshatin Velegllavë e Epërme në Kamenicë dhe ka vlerë prej 26,730 €.
Objektivat kryesore të projektit përfshijnë ndërtimin e infrastrukturës për magazinimin dhe akumulimin e ujit në periudhat me tepricë, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përdorimin e qëndrueshëm të ujit. Aktivitetet e realizuara përfshijnë ndërtimin e një rezervuari me dimensione 10x10x3 metra, krijimin e një ujëmbledhësi për burimet natyrore, hapjen e një pusi dhe instalimin e pajisjeve për furnizim me ujë.
This content is created by the open source Your Priorities citizen engagement platform designed by the non profit Citizens Foundation